FOTO/ Komentet raciste për partnerin, reagon Enca: Më pak urrejtje, më shumë dashuri
Sot në mediat rozë u bë lajm një video ku këngëtarja Enca Haxhia,e cila është tërhequr nga skena, shfaqej pranë partnerit të supozuar, por që ka pasur komente të ndryshme në rrjetet sociale.
Këngëtarja aludohet të jetë në një romancë me terapistin e masazhit, afrikanin Mickey Neblett, i cili e ka shpërndarë një video në Instagram që ka nxitur reagime të ndryshme. Enca fillimisht e ka publikuar një fotografi të përbashkët me partnerin e aluduar në InstaStory, për të bërë më pas një reagim.
“Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten”, ka shkruar këngëtarja.