FOTO/ Kush është goca shqiptare që përfaqëson SHBA-të në ‘Miss World’
Kompeticionet e bukurisë janë përdorur shpesh nga vajzat bukuroshe si trampolina për të vazhduar një karrierë në modeling, ekran apo kinematografi.
Në Shqipëri kompeticionet e tilla tërheqin mjaft vëmendje, dhe fituesja merr të drejtën të përfaqësojë vendin në rang botëror.
Por, rasti i shqiptares Leila Kraja është disi më i pazakontë. Kraja është përzgjedhur mes dhjetëra bukurosheve të tjera amerikane të përfaqësojë SHBA-në në ‘Miss World’.
Me një trup të hatashëm dhe tipare mesdhetare, shqiptarja ka rrëmbyer simpatinë e panelit të jurisë.
Ajo jeton prej vitesh në Florida, por shpesh viziton vendlindjen dhe mban marrëdhënie të ngushta me miqtë këtu./Class/