FOTO/Prifti i parë anglikan i gjinisë jo binare trondit rrjetin: Zoti më ka drejtuar

Bingo Allison po futet në histori si i pari prift anglikan i gjinisë jo binare. Lindur si mashkull, Allison ka braktisur tashmë çdo diferencë gjinore, duke mos e quajtur veten as mashkull as femër, sa që i referohet vetes me termin neutral anglez “they”.

Identiteti i tij seksual nuk e ka penguar britanikun që të emërohet prift në vitin 2020 në katedralen e Liverpulit, ndërkohë që ai tashmë mban meshën në një kishë më të vogël në të njëjtin qytet.

“Ndjeva që Zoti po më drejtonte në këtë të vërtetë të re për veten time, pranimi i identitetit tim ishte një përvojë shpirtërore, si dhe emocionale dhe sociale, jo vetëm fizike”, deklaroi prifti anglikan, i cili vijoi duke thënë se pamja e tij nuk po shqetëson as të miturit.

Krerët e Kishës Anglikane nuk kanë shprehur ende qëndrimin e tyre. Kisha Anglikane i ka dhënë mundësi grave për t’u emëruar si prift në 1992, ndërkohë qenë 2014 u emërua ipeshkvi i parë femër, Libby Lane.

SHKARKO APP