FOTO/ Të pasura por hajdute, ja vipat të cilët vuajnë nga kleptomania!

Edhe pse kanë llogari bankare në shuma marramendëse, shumë personazhe të famshëm kanë maninë e vjedhjes. Ja disa nga rastet më të çuditshme ku aktore dhe këngëtare të njohura me famë botërore kanë qenë protagoniste.


Wynona Ryder, është kleptomania më e famshme e Hollywood-it. Në vitin 2001, aktorja u xhirua duke vjedhur veshje të ndryshme në një dyqan të Beverly Hills. Një vit më vonë u dënua me tre vjet liri me kusht, 3 mijë e 700 dollarë gjobë dhe 480 orë pune në shërbim të komunitetit. Ky skandal i ka bërë shumë dëm karrierës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Lindsay Lohan, aktorja është një nga “pasueset” më të denja të Wynona Ryder. Problemeve të saj me alkoolin dhe drogën i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së një varëseje me vlerë 2 mijë e 500 dollarë nga një argjendari e Kalifornisë.
Katy Perry, këngëtarja ka pranuar në një intervistë se ka vjedhur dhe vazhdon të vjedh nga një jastëk nga çdo hotel në të cilin ka qëndruar. Kjo është një mani e saj për të bërë koleksione me jastëkët.
Megan Fox, aktorja bukuroshe ka vjedhur një shkëlqyes buzësh kur ishte adoleshente, dhe sot e kësaj dite rrjeti që zotëron dyqanet nuk e lejon protagonisten e ‘Transformers’ të hyjë në dyqanet që ka në Florida pavarësisht famës dhe pasurisë që zotëron aktorja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?