FOTO/ Veshjet e Mongolisë për Lojërat Olimpike bëhen virale, janë vepër arti

Uniformat e Mongolisë për ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave olimpike në Paris, kanë pushtuar mediat sociale. Me jelekë të qëndisur, rroba dhe aksesorë të frymëzuar nga veshjet tradicionale, këto veshje janë një vepër arti.

Ato janë vepër e Michel&Amazonka, një shtëpi mode me bazë në Ulaanbaatar, kryeqytetin e Mongolisë. Kompania prodhon veshje që shprehin thelbin e traditës dhe kulturës mongole, duke e ndërthurur me bashkëkohoren.

Veshjet e atleteve femra përfshijnë aksesorë si vathë dhe çanta të qëndisura, ndërsa meshkuj do të vendosin një kapelë gjuetie me hark, rrip dhe çizme tradicionale mongole. Dominon ngjyra blu, e kuqe dhe e bardhë, si dhe motive të ndryshme tradicionale, duke përfshirë simbolin “Soyombo” që shfaqet në flamurin e vendit. Motivet që lidhen me Parisin dhe Lojërat, përkatësisht Kulla Eifel dhe flaka Olimpike, gjithashtu janë të përfshira.

Uniformat kanë tërhequr vëmendjen në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, ku komentuesit e modës dhe sportit duartrokitën dizajnet. “Ata sapo fituan Olimpiadën para se të fillonin”, shkruhej nëpër komente. Mongolia po dërgon më shumë se 30 atletë në Lojërat Olimpike të Parisit. Atletët mongolë do të garojnë në 9 sporte të ndryshme, duke përfshirë çiklizëm, qitje dhe mundje.

SHKARKO APP