FOTO/ Xhensila Myrtezaj gati, përgatit surprizën e radhës. A po zhvendoset në Prishtinë?
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj me anë të një postimi në “Instastory” ka treguar se ndodhet në Prishtinë për projektin e ardhshëm muzikor. Ajo ka ndarë një moment nga studio e DJ të njohur, Mixey, me të cilin kanë bashkëpunuar shumë emra të njohur, ndër ta edhe Nora Istrefi.
Nga e njëjta studio ka publikuar një foto edhe Bes Kallaku, duke ngjallur shumë dyshime te fansat. Nuk dihet ende se çfarë janë duke përgatitur, megjithatë Myrtezaj ka treguar me postimet e ndryshme se edhe është grimuar atje, duke i bërë të gjithë të mendojnë se xhirimet e projektit të radhës do të jenë në Kosovë.
Kujtojmë se para karantinës, Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj ndodheshin në Izrael, aty vizituan vendet e shenjta. Çifti postoi foto dhe video nga ky udhëtim, që u la shumë mbresa. Duke qenë se Besi dhe Xhensila udhëtuan vetëm me njëri-tjetrin, “barra” për fotot i takonte secilit prej tyre.
Mirëpo, dukej se Besi ia kishte marrë dorën kësaj fushe dhe këtë na e tregoi vetë Xhensila, jo vetëm gjatë atij udhëtimi, por edhe në kohën karantinës, ku ai bënte fotografin personal të saj dhe vajzës së tyre, Ajka.
Këngëtarja postoi një foto duke pozuar pas një dere dhe Besi shkruante se foton ia kishte bërë ai dhe se madje ia kishte qarë. “Herë-herë e qaj foton”, shkruante Besi. “Më në fund, pas 10 vitesh“, ia kthente Xhensila duke qeshur.