“Friends” do të rikthehen, çfarë dihet për ribashkimin e shumëpritur
Seriali i famshëm televiziv “Friends” duket se do të rikthehet 25 vite pasi u shfaq për herë të parë në televizion, duke plotësuar kështu lutjet dhe dëshirën e miliona fansave.
Sipas “The Hollywood Reporter” Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc po bisedojnë për të sjellë një speciale të “Friends”.
Shpresat për një ribashkim të tyre lindën pasi Jennifer Aniston hapi profil në Instagram dhe postoi si foto të parë një “selfie” së bashku me 5 aktorët e tjerë. Më pas e ftuar në programin e Ellen DeGeneres, “Ellen Show” u shpreh se:
“Ne do donim të bënim diçka, por nuk e dimë ende konkretisht se çfarë, por po provojmë diçka të gjithë, po punojmë të gjithë për diçka”,-ka përfunduar ajo.
“Friends” nisi në vitin 1994 deri në 2004 duke u kthyer në një nga serialet më të dashur jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës. Ky serial ka qenë kandidat për 63 çmimi “Emmy”.