Frikë nga virusi? Ingrid Gjoni: Boshatisa të gjithë supermarketin
Si pasojë e frikës së krijuar nga virusi, shumë persona janë dyndur në dyert e supermarketeve dhe janë furnizuar për muaj të tëra, një ndër to është dhe këngëtarja Ingrid Gjoni. Këngëtarja e cila momentalisht ndodhet në shtëpinë e saj verore në Gjirn e Lalzit, bëri një intervistë me gazetarin Ervin Kurti. Si një “sy kritik” që nuk i shpëton asgjë Ervini, hapi në një moment frigoriferin e Ingridit, për të zbuluar se çfarë kishte brenda saj. Frigoriferi siç shihet dhe në videon e mëposhtme është i tej mbushur me produkte dhe Ingridi e justifikoi këtë gjë duke u shprehur se dhe ajo ishte kapluar nga frika në momentin që pandemia e virusit korona “mbërtheu” vendin tonë.