Futbollisti i njohur bëhet pjesë e serialit “La Casa de Papel”

Ylli brazilian i futbollit, Neymar ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kastit të një prej serialeve më të njohura të Netflix, “La Casa de Papel”, i njohur edhe si “Money Heist” në anglisht.

27-vjeçari është rreshtuar në mesin e aktorëve të serialit për të luajtur personazhin e një murgu në episodet e sezonit të tretë.

Kujtojmë se nëntorin e kaluar, futbollisti postoi një video misterioze në mediat sociale ku shfaqej i veshur me maskën Dali, së bashku me shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappé.

Ai shfaqet në episodet gjashtë dhe tetë të sezonit të fundit, megjithëse Neymar nuk u shfaq në videot promo të publikuara në korrik, pasi Netflix priste që futbollisti të zgjidhte një çështje ligjore.

Pasi çështja kundër tij u pushua për mungesë provash, Netflix rishtoi skenat duke përfshirë lojtarin në promo.

SHKARKO APP