Fytyra e Kim Kardashian, 10 mln dollarë?

Pamja e saj vlen shumë dhe ajo nuk lë asnjë që të përfitojë nga kjo gjë. Kim Kardashian ka paditur një aplikacion komzmetike me 10 milionë dollarë pasi i ka përdorur imazhin për reklamimin e produkteve.

Ylli televiziv është shprehur se pamja e saj vlen të paktën aq para sa ka paditur firmën e kozmetikës dhe shumat që kompania ka përfituar me foton e saj. Aplikacioni “iHandy” ndërkohë deklaroi se nuk ishin në dijeni që fotoja që kishin marrë ishte e Kim Kardashian, pasi nuk i ngjasonte fare.

Ky pohim i tyre në fakt është pritur me ironi nga avokati i 39-vjeçares, pasi sipas tij është e pabesueshme që dikush në këtë botë nuk njeh një nga gratë më të përfolura në botë. Aplikacioni të ofron mundësinë e të bërit foto perfekte, duke fshehur rrudhat, aknet dhe madje të hollon dhe fytyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?