Gaga dhe Cooper jetojnë bashkë? Thashetheme të reja për “çiftin”

Lady Gaga dhe Bradley Cooper jo vetëm formojnë tashmë një çift bashkë, por thuhet se jetojnë bashkë prej disa kohësh, ku Germanota është transferuar në shtëpinë e aktorit.

Këto janë zhvillimet e reja të gossip që mbajnë pezull shumë fansa të tyre që bëjnë tifo për të dy protagonistët e “A Star is Born”.

Lajmin e bën me dije revista amerikane ‘In Touch’ që citon disa burime pranë çiftit. Sipas revistës të dy jetojnë jo shumë larg banesës së re së Irina Shayk, ish partnerja e Cooper.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shumë zërave ka qenë pikërisht flirti mes Gaga dhe Bradley që i ka dhënë fund dashurisë së çiftit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse flirti nuk është konfirmuar as nuk është mohuar, kjo duket se ka goditur fantazinë e shumë atyre që kanë parë ‘A Star is Born’, që tashmë e besojnë më shumë historinë e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?