Gazetarja shqiptare flet për fatkeqësinë që i ndodhi gjatë shtatzënisë: Vdiq një pjesë e imja

Gerta Heta dhe Matko Djarmati janë një ndër çiftet më serioze të shoëbizit shqiptar. Ata janë shembulli se si gazetaria dhe futbolli bashkëjetojnë më së miri.

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” në emisionin “E Diela Shqiptare”, çifti kanë treguar historinë e tyre të dashurisë. Ata nuk kanë nguruar të flasin edhe për vajzat e tyre, që tashmë janë rritur.

Në një moment teksa kanë zbuluar se si i kanë vendosur emrat e tyre, Gerta rrëfeu një ngjarje fatkeqe që ka shkaktuar humbjen e njërës prej binjakeve që priste.

Ardit Gjebrea: Po emrin vajzave kush jua ka vënë? Kush ia ka vënë Luna?

Gerta Heta: Unë i dhashë Matkos 5 opsione dhe Matko preferoi Lunën. Kisha një listë, i thashë zgjidh nga këto të pesta, mua më pëlqejnë të pesta, zgjidhe ti, po ta lë ty zgjedhjen e gocës dhe e ka zgjedhur Matko.

Ardit Gjebrea: Matea?

Gerta Heta: Për Matean ngaqë ishim në shtatzëni binjakësh do i vendosnim emrat Gea si Gerta, Matko-Matea, domethënë me dy shkronjat e para të emrit.

Ardit Gjebrea: Por ju vetëm Matean keni?

Gerta Heta: Po, ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plagë që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq. Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja.

/abcnews.al

SHKARKO APP