Gërshërët që “udhëtuan” drejt Marsejës

“Ftesë në 5” me Bieta Sulon, solli sot për të gjithë teleshikuesit një nga historitë më të veçanta që ndeshëm gjatë kësaj vere. Xhimi, Klodi dhe Redi udhëtuan drejt Francës për një motiv të fortë dhe ndryshe nga ata çfarë keni dëgjuar deri më tani.

Mikja e tyre Rezarta Kalemi, u diagnostikua me sëmundjen e shekullit, atë të kancerit, megjithatë përpos gjithë vështirësive ajo kishte vetëm një peng. Rezi dëshironte që para se të niste seancat e kimioterapisë, të ishte miku i saj Xhimi ai që do t’i priste flokët.

Xhimi, Klodi dhe i fejuari i Rezit udhëtuan drejt Marsejës duke e surprizuar miken e tyre në formën më të veçantë. Mbresat e atij udhëtimi i shfaqën dhe vetë dy miqtë në studio të cilët të përlotur pohuan se do të bënin shumë më shumë për Rezin. Kjo histori pa diskutim është një ndër ato më frymëzueset, fundi i të cilës më siguri do të jetë i bukur si në përralla.

SHKARKO APP