Gjendet e vdekur, këngëtarja tentoi më parë vetëvrasjen

Ylli i K-Pop, Goo Hara është gjetur e vdekur në moshën 28-vjecare, vetëm gjashtë muaj pasi tha se do vetëvritej. Këngëtarja u gjet mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e saj në lagjen Gangnam’s Cheongdam. Goo sapo kishte përfunduar një turne muzikor në Japoni, i cili rezultoi tepër i suksesshëm. Ajo u përpoq të vetëvritej në Maj të këtij viti kur u gjet pa ndjenja nga menaxheri i saj në shtëpi. Aso kohe, kishte postuar një mesazh përfundimtar në Instagram, duke shkruajtur: “Mirupafshim”. Më vonë u kërkoi falje fansave ndërsa po trajtohej në spital. “Më vjen keq që shkaktova shqetësime. Për sa i përket shëndetit, unë po kurohem. Unë kam qenë në agoni për disa gjëra. Por tani e tutje, unë do të ruaj zemrën time dhe do të përpiqem të tregohem e shëndetshme”. Goo u bë e famshme në vitin 2007 me grupin pop, Kara, i cili shijoi sukses me hitet Cupid dhe Step.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?