Gordon Ramsay, në pritje të fëmijës së pestë
Gordon Ramsay është një kuzhinier britanik, dhe personazh televiziv.
Restoranti Gordon Ramsay në Chelsea, Londër, ka mbajtur tre yje të Michelin nga viti 2001. U shfaq në televizion me emisionin ” Hell’s Kitchen”. Ramsay ështe bërë një nga kuzhinierët më të njohur dhe më me ndikim në popullaritetin britanik të kulturës.
Dhe tani vijnë lajme të mira pas abortit spontan të gruas së tij në vitin 2016
Gordon Ramsay donte të ndante lajmin e mirë me fansat e tij përmes një video ku shfaqen të gjithë anëtarët e familjes së tij: Megan 21vjeç, Holly dhe Jack 19vjeç, Matilda 16 vjeç dhe Tana, gruaja e kuzhinierit që janë të martuar që në vitin 1996 dhe ajo tregun barkun e rritur.
Dy vite më parë, në vitin 2016, Tana kishte humbur një fëmijë për shkak të një aborti në muajin e pestë: Ajo priste një djalë dhe do të quante Rocky.

KOHA JONË SONDAZH

