Gruaja dhe burri më me ndikim në botë

Më shumë se dy vjet pas largimit nga shtëpia e Bardhë, ish-zonja e parë Michelle Obama ende është shumë e admiruar nga njerëzit në mbarë botën. Në fakt, ajo është gruaja më e admiruar në botë, sipas një sondazhi të ri të YouGov.

Obama mposhti aktoren Angelina Jolie, e cila këtë vit ra me dy vende në listën e YouGov të këtij viti. Ish-zonja e parë është pasuar nga Oprah Winfrey, Jolie, Mbretëresha Elizabeth II dhe Emma Ëatson. YouGov përpilon listën me 20 femra dhe 20 meshkuj nga e gjithë bota, që kanë ndikim në 41 vende të botës dhe nominimet janë të hapura.

Në listën e burrave, Bill Gates vazhdon mbretërimin e tij si më të admiruarit në botë, pasuar nga ish-presidenti Barak Obama, Jackie Chan, udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe biznesmeni miliarderi Jack Ma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?