Habit modelja e njohur: Nuk ndihem mirë me veten

Ndoshta do t’ju duket e habitshme por edhe Hailey Baldwin pa pasiguri nëvetvete. Modelja dhe bashkëshortja e Justin Bieber e ka nisur këtë vit duke u hapur për pasiguritë e saj dhe duke dhënë një mesazh për të gjitha vajzat.

Modelja e njohur ka publikuar një shkrim në Instagram, ku si anjëherë më parë flet rreth vuajtjeve të saj, rreth gjërave që e mundojnë dhe tregon se pavarësisht se jeta e saj mund të duket perfekte, nuk është. Si çdo njeri ajo ka dobësi dhe vuan.

foto galeri

Swiss Digital Desktop Reklama

foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dua ta nis këtë vit duke u treguar më e hapur. Jam vëtëm 22 vjeç dhe sado e bukur t’ju duket jeta ime në pamje të parë, unë vuaj. Jam e pasigurt, jam e lënduar, kam frikë, kam dyshime, kam ankth, unë mërzitem, unë inatosem. Kam pasur aq shumë ditë ku qëndroja në ‘Instagram’ duke krahasuar veten me të tjerët, duke krahasuar look-un tim, duke menduar se nuk jam mjaftueshëm e mirë. Vuaj për vetëbesimin që duhet të kem. Ky është problemi më i madh që kam. Çdo ditë është një betejë e imja për të fituar besimin tek vetja. Do të ishte shumë mirë sikur vajzat të ndihmonin njëra-tjetrën dhe jo t`i bënin të ndiheshin të paafta. Kështu që këtë vit, unë do të bëj më të mirën që të jem vetvetja dhe të kem besim në atë që jam, sepse jam mjaftueshëm dhe kam dashuri, dhe kur ke dashuri, je mjaftueshëm”, – ka shkruar Hailey në Instgram.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?