Harry dhe Meghan, udhëtim për të kujtuar Lady Dianën

Lady Diana nuk është harruar, përkundrazi bën ende pjesë në jetën e dy djemve të saj Harry dhe William.

Ndoshta për këtë arsye, bashkëshortja e Harry, Meghan Markle, ka vendosur që të bëjë një udhëtim emocional.

Bashkë me të shoqin dhe djalin Archie, Meghan do të shkojë për herë të parë në vendin ku është varrosur Lady Diana.

Dukët e Sussex do të vizitojnë Althorp në Northamptons, me rastin e 22-vjetorit të vdekjes së Lady Dianës.

Pikërisht aty, në ishullin e vogël privat, i cili nuk mund të vizitohet nga turistët, është varrosur Lady D.

William dhe Harry shkonin zakonisht aty, deri në vitin 2017, të paktën dy herë në vit, për ditëlindjen e saj dhe në ditën e vdekjes, shkruan noa.al.

Dy djemtë e princeshës së ndjerë vijojnë të respektojnë kujtimin e nënës, ku Harry në unazën që i dhuroi Meghan para martese, kishte vendosur dy gurë diamanti nga argjendaritë e së ëmës.

SHKARKO APP