Heidi bie nga froni në Instagram, ja ish-banori që ka shtuar 12 mijë ndjekës brenda javës
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me të njëjtin numër ndjekësish si javën e kaluar dhe ka ende 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, edhe këtë javë aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, në ndryshim nga java e kaluar kur ajo fitoi plot 7 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit, këtë herë edhe ajo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 249K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka fituar plot 12000 ndjekës dhe numëron 376K.
Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka humbur 1 mijë ndjekës dhe ka tani 139K. Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin dhe Rike Roçin me asnjë ndryshim nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 849K dhe 185K ndjekës.