Heq dorë nga Disney, pornostarja e njohur: Bota e pornos më pëlqen tepër, fitoj shumë para

Edhe pse ka vetëm 5 muaj që ish-ylli i Disney i është futur botës së pornos, Maitland Ward u bë shumë shpejt e njohur.

Ajo e ka marrë famë në komedinë “Me Boy Meets World “, por tani shprehet se po fiton më shumë para si një yll porno se sa kur punonte për shfaqjen Disney Channel.

42-vjeçarja në një intervistë të fundit për The Daily Beast është shprehur se bëri këtë kthesë në karrierën e saj sepse në filmat për të rritur merr më shumë lekë se sa duke qenë një aktore e thjeshtë.

Ward ka treguar se ështe nominuar së fundmi për dy ‘Adult Video Neës Awards’, një ceremoni e ngjashme me Awards Academy, por për pornografi.

Duke bërë këtë kthesë në karrierën time mendova se do të isha më nervoz, por nuk isha. Ka qenë më lehtë dhe unë e kam shijuar më tepër se sa e prisja. Ndihem shumë mirë dhe është mjaft e natyrshme për mua”, është shprehur ajo.

SHKARKO APP