Historia e trishtë e Emily Ratajkowskit, prindërit e fiksuar pas bukurisë
Emily Ratajkowski lindi e bukur. Siç i tha e ëma, Kathy, mjeku që ishte gjatë lindjes e mori në dorë dhe tha: “Shikoni madhësinë e saj! Ajo është e bukur!”. “Të nesërmen ai solli fëmijët e tij në spital vetëm për të të parë,” vazhdoi ajo, me krenari. “Ti ishe një fëmijë kaq i bukur”.
Në librin me ese “My Body”, Ratajkowski shkruan për çmimin e një bukurie të tillë. Ajo tregon për fiksimin e familjes me pamjen e saj dhe mënyrën se si të rriturit e seksualizuan që në një moshë të re, një mësues i shkollës së mesme i preku gjoksin.
Që në moshë shumë të re, ajo e kuptoi që pamja e saj e bënte të dallohej, veçanërisht në sytë e prindërve të saj. Duke u rritur si një fëmijë i vetëm në San Diego, dëgjoi historitë e nënës së saj e cila tregonte se dikur kishte qenë një bukuri e jashtëzakonshme vetë.
Kur ishte 14 vjeç, nisi bota e modelimit. Herën e parë që një agjent u afrua, Ratajkowski ishte në arkë në një dyqan ushqimor. Më pas shpërtheu në lot duke menduar se “headshots” (fotografi të përqendruara te portreti) do të thotë “gjilpëra në kokë”.
Ratajkowski mendoi se modelimi do t’i kënaqte prindërit e saj. Ata e çuan në audicione. Babai i saj, një mësues arti në një shkollë të mesme, shfaqi foton e saj të parë të modelimit para klasës. Ata postuan fotot e saj si modele në Facebook.
Ajo shkoi në audicionin e parë kur ishte në shkollë të mesme. Kishte veshur xhinse të reja të ngushta dhe çizme të zeza të trasha. Kathy në dhomën e pritjes me të, e udhëzoi Emily-n të lëvizte flokët kur ishte radha e saj për t’u takuar me drejtorët e kastit. Ishte një djalë i ri i ulur disa metra larg tyre. /Anabel.al/