Historike, Dua Lipa pjesë e bordit në ”Met Gala 2023”
Ylli i pop-it botëror, shqiptarja Dua Lipa sapo ka arritur në një tjetër moment historik të karrierës. Ajo do të jetë pjesë e bordit drejtues të eventit të Met Gala 2023.
“E lumtur t’ju njoftoj se do të jem një nga bashkëdrejtueset e Met Gala 2023 përkrah Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të Majit”, shkruan Dua.
Tema e këtij viti në Met Gala është “Karl Lagerfeld: A line of beauty”. Stilisti i njohur i shtëpisë së modës Chanel, i cili u nda nga jeta në shkurt 2019, la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme krijimtarie.
View this post on Instagram