Historike, Eleni Foureira sërish në Eurovision
Eleni Foureira bëri atë që asnjë artist deri më tani nuk e ka arritur. Paçka se nuk fitoi në Eurovision Song Conest 2018, ku doli e dyta, ajo prej një viti po shijon suksese të jashtëzakonshme. Kënga e saj ”Fuego” me të cilën prezantoi Qipron në Eurovizionin e vitit të kaluar vazhdon të mbetet hit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka dhënë lajmin e gëzueshëm për të gjithë, përmes rrjeteve sociale duke treguar se këtë vit do të performojë në natën finale të Eurovision.
Eleni ka publikuar në Instagram një fotografi në të cilën shkruhet: ”Është zyrtare. Eleni Foureira do të performojë në natën finale të Eurovision të këtij viti”.
Gjithashtu këngëtarja është shprehur në lidhje më ketë performancë se ndihet shumë e emocionuar. ”Mezi po pres të përjetojë sërish kujtimet e vitit të kaluar”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së saj.

KOHA JONË SONDAZH

