Hiti i Drake që “çmendi” gjithë botën qenka i vjedhur

Reperi Drake është përballur sërish me akuzat e vjedhjes së muzikëve. Këtë herë, ai do të ketë probleme me Samuel Nicholas III, i njohur si Sam Skully.

Ky i fundit thotë se Drake i ka vjedhur muzikën, të cilën e ka përdorur në hitin e tij “In my feelings”. Kjo është kënga që cmendi të gjithë rrjetin dhe miliona përdorues bënë video të shkurtra me pjesën “Kiki do you love me?”

Por akuzat nuk përfundojnë këtu. Sam Skully deklaroi se Drake dhe Big Freedia i kanë marrë një pjesë të hitit të tij “Roll Call” në vitin 2000, por nuk kërkuan kurrë leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dokumentet e siguruara nga TMZ, Sam thotë se publikoi beat-in në CD, por pas disa vitesh mësoi se puna e tij ishte vjedhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drake duket se është i qetë dhe nuk i bëjnë përshtypje këto akuza.

Drake - In My Feelings

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?