Hollywood në zi, aktori i njohur ndahet nga jeta

Aktori i famshëm Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat Do The Right Thing dhe The Godfather Part II, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ai gjithashtu luajti rolin e babit të Madonnës në Papa Don’t Preach në vitin 1986.

Familja e tij, me pikëllim të thellë, njoftoi vdekjen e tij. Ai u nda nga jeta në një spital më 12 dhjetor pas një infeksioni.

Një veteran i skenës dhe i filmit, Aiello ishte më i njohur për interpretimin e pronarit të restorantit të picave Sal në filmin “Do the Right Thing”.

Roli i dha atij një nominim në Oscar për “aktori më i mirë mbështetës”.

Ai e filloi karrierën e tij në mesin e viteve ’30.

SHKARKO APP