Humbi krahun, aktorja padit producentët

Olivia Jackson ka paditur producentët e filmit “Resident Evil: The Final Chapter”, në të cilin pësoi në vitin 2015 një aksident që i kushtoi krahun e majtë. Ajo i akuzon ata për mosmbajtje premtimi për të paguar faturat e trajtimit në spital.

Sipas MailOnline, Paul Anderson dhe Jeremy Bolton i ofruan pagesën për trajtim por me kusht që të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti. Olivia pretendon se ajo ishte e detyruar të mbështetej në sigurime aspak të përshtatshme, që mbulonin vetëm një shumë prej 33 mijë dollarësh.

Avokati përfaqësues shprehet se kjo shumë nuk mbulon as shpenzimet e një operacioni të vetëm. ”Ajo mund të ketë nevojë për 10 ose më shumë operacione, kështu që Jackson ka nevojë për më shumë para, ndoshta deri në disa qindra mijëra dollarë”.

SHKARKO APP