I dashuri i Dua Lipës akuzohet për vjedhje në rrugë

Anwar Hadid është akuzuar nga një burrë për vjedhjen e kufjeve Airpods në një rrugë në Londër.

Ngjarja ndodhi të premten dhe Anwar ishte me mikun e tij Chas kur debatoi me Brian Clarke.

Modeli 20-vjecar u përball me Clarke që e akuzonte se ia vodhi kufjet pasi e gjurmoi me celularin e tij iPhone.

Sipas Clarke, në një moment, Anwar përdori gjuhë banale “Unë nuk kam marrë iPhone tuaj, p*rdhu o burrë.”

Brian, i cili nuk kishte dijeni se Anwar ishte yll hollivudian shpjegoi se ai e kishte gjurmuar me telefonin e tij dhe tha: “Unë ua tregova telefonin tim me aplikacioni ‘Find Iphone’ duke më drejtuar tek ata.”

Megjithatë, ai nuk arriti të fliste me fakte për akuzat e vjedhjes dhe djemtë u larguan.

SHKARKO APP