I dha 5 mijë euro ”Dua Lipës”, historia misterioze e italianit që vijon të jetë i zhdukur
Një ngjarje për skenar filmi është zhdukja e italianit Gianfranco Bonzi. Ai kishte rënë në dashuri me një vajzë që mbante një profil në rrjetet sociale me emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa. Të dy ishin njohur verën e kaluar, madje në një moment vajza që ishte prezantuar si “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes transfertave bankare.
Gazetari i emisionit italian për njerëzit e zhdukur “Kush e ka parë”, ka arritur që të bjerë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa. Ai e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur (me një italishte jo perfekte) duke thënë se nuk dinte asgjë, por se ”për 50 euro do të ishte e gatshme të kërkonte për të”.
Gjatë komunikimit, policia ka arritur të zbulojë dy detaje të rëndësishme për vajzën misterioze me emrin Dua Lipa, se ajo jeton në Siçili dhe ka lindur në vitin 1966. Ai tregonte se ajo i thoshte “të dua” dhe njëherë kur i kërkoi foto si provë, ajo i çoi fotografinë e Dua Lipës duke puthur kamerën. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e burrit, e po ashtu edhe të vajzës që dyshohet se e ka mashtruar.