I shoqi regjisor, Julianne Moore: I urrej skenat intime para tij
Aktorja e njohur Julianne Moore ka rrëfyer së fundmi raportet e saj profesionale me të shoqin, regjisorin Bart Freundlich. Në një intervistë për “Standard.co”, Moore ka treguar se nuk i pëlqen aspak që të realizojë skena intime, ndërkohë që i shoqi fshihet pas kamerave.
“Është e tmerrshme për mua që të xhirohem. Nuk më pëlqejnë skenat intime dhe e di se as burri im nuk i pëlqen. Por, kjo është puna. Është përvoja më e bezdisshme në të gjithë jetën time”-është shprehur aktorja.
Risjellim në vëmendje se çifti hollivudian ka bashkëpunuar në filmin “After The Weeding”, që përmban pikërisht një skenë intime të Julian Moore me aktorin Billy Crudup.