Ikona e kinemasë franceze Catherine Deneuve dërgohet me urgjencë në spital
Aktorja ose më saktë ikona e kinemasë franceze Catherine Deneuve është dërguar me urgjencë në spital pasi ajo ishte sëmur gjatë natës ka shkruajtur sot gazeta e njohur franceze ‘Le Parisien’.
Gjendja e saj ishte shumë serioze ka shtuar më tej gazeta.
Mjekët thanë se bëhej fjalë për diçka serioze lidhur me shëndetin e saj, mirëpo ende nuk është bërë e ditur nga se vuan saktësisht aktorja.
76 vjeçarja legjenda e kinemasë franceze që shpesh herë e kanë përshkruar dhe si mishërimi i gruas franceze u bë e njohur në vitet ’60.
Aktorja ka luajtur në filmat e famshëm si “Belle de Jour” ,”The Hunger”, “The Truth” etj.