Ilnisa Agolli shpërthen ndaj Egla Cenos: Manipuluese, do t’ia kthejë Zoti 400 herë më keq …
Pasditen e sotme Ilnisa Agolli ka shpërthyer ndaj Egla Cenos, duke e cilësuar manipuluese që bën lojë të pisët duke shpikur gjëra që të mbulojë pisllëqet e veta.
Në bisedën me Meritonin në ballkonin e dhomës së bardhë ku gjenden në izolim, banorja e Big Brother Vip 3 thotë se nëse ajo apo partneri i saj eliminohen në prime-n e mbrëmjes së sotme, Zoti do t’ia kthejë 400 herë më keq.
“Mos kujton se hamë bar ë? Mos kujton se hanë bar njerëzit? E kupton tani apo, tani që është faza përgatitore para spektaklit, futet në fazën e viktimizimit në shkatërruan ditëlindje. Të gjithën këtë e bën për të kamufluar…Kujton se i ec me ne, por nuk po i ec. Në botë nuk do t’i ecë. Të ishte ndonjë tjetër, edhe e hante, por me ne nuk mundet. Edhe nëse njeri nga ne të dy le garën sonte, asaj do t’ia kthejë Zoti brenda 400 herë më në vështirësi ka për të qenë, për këtë që po ha, sepse po e bën në mënyrë të padrejtë.
Shpiku, i dha zë përndjekjes duke e bërë të besueshme, tani do t’i japi zë gjërave të tjera dhe kështu mbyt të gjitha pisllëqet e veta dhe formës e lojës së vetë që është më skandalozja që kam parë ndonjëherë.
‘Ka energji të keqe dhomë’ e kupton me çfarë karte luan, dhe me të gjithë minuset e veta i atashon tjetrit që ka përballë, për t’u fshehur pas tjetrit. Lojë skandaloze. Si nuk e vret ndërgjegjja që jemi këtu nga ajo. Futi të ëmën dje, duke qarë. Pyetja tjetër, përgjigje të tjera. Manipuluese, smë vjen keq për asgjë që them se kam komplet tjetër gjë në mend. Dhe nëse po bëj këtë gjë, e bëj sepse është e vërteta. S’është e vështirë të luash si ajo, të bësh Eglën, por është e neveritshme, bastande t’u japësh zë këllirave. I është bërë mendja garë dhe mendon se me këtë tipologi loje mendon se e ka drejtë. Fshihet pas lojës”, tha Ilnisa për Eglën.