Incidenti nga fansi dhe gjykimi popullor, Bora ka disa fjalë për Donaldin

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për herë të parë për gjithë çfarë po ndodh në rrjete sociale pas raportit të Donaldit dhe Beatrix në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip”, dhe zhurmës së madhe që ka krijuar kjo situatë në publik.

“Ju lutem qetësohuni!” shkruan Bora, në një përpjekje për të qetësuar reagimin e ashpër ndaj Donaldit. “Edhe Donaldi është njeri. Edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij”.

Në vijim, Bora shton “Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj”.

Reagimi i saj mund të jetë nxitur edhe nga një incident, ku një person i cili e quajti veten “fans i Borës”, bërtiti jashtë mureve të shtëpisë “Donald ke bërë gabimin më të madh”.

Reagimi i një pjese të konsiderueshme të njerëzve të cilët kanë shpërthyer në kritika dhe ofendime për Donaldin, mund të ketë shtyrë Borën që të reagojë.

Nuk është hera e parë që publiku është kaq i përfshirë në një lojë të një formati televiz, ku në vend ka me miliona probleme, por për ta problem është pse Donaldi i puthi Borën apo edhe pse u lidh me Beatrix në shtëpinë e BBVip. Ky format do të harrohet kur të mbarojë, por problemet në vend nuk fillojnë nga sjella e Donaldit.

SHKARKO APP