Infektohet me koronavirus Antonio Banderas, ja gjendja e aktorit
Aktori spanjoll Antonio Banderas, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar vetë aktori teksa lajmin e trishtë e ka marrë në ditëlindjen e tij të 60.
Ai tha se aktualisht ndihet pak më i lodhur se zakonisht por megjithatë është mirë.
“Dua të bëj publike që sot … Unë jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60 në karantinë pasi kam testuar pozitiv me COVID-19. Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht dhe i sigurt se do të shërohem shumë shpejt. Shpresoj që duke zbatuar rekomandimet do ta fitoj këtë luftë. Do të përfitoj nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar bërjen e planeve për të ardhmen”, shkroi Banderas.