Intervistë për ”Billboard”, Njomza flet për këngëtarët shqiptarë

Njomza Vitia është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ariana Grandes, pasi ajo shkruan tekstet e këngëtares. Për të gjithë ata që se njohin, Njomza me origjinë nga Prishtina, ka lindur në Çikago.

Ajo tani po eksploron veten edhe si këngëtare dhe ka sjellë projektin e saj të parë “Vacation”. Njomza sa duket i ndjek me vëmendje këngëtarët shqiptarë pasi në një intervistë për Billboard ka përmendur disa nga këngëtaret e saj të preferuar. Ajo thotë që jo vetëm shqiptarët që janë jashtë trevave po përparojnë në muzikë, por edhe ata që jetojnë atje:

“Ka një komunitet të madh artistësh atje, si reperët Lyrical Son dhe Capital T apo dhe këngëtarja Dafina Zeqiri, të cilët luajnë të gjithë në Evropë. Është një vend që po përparon”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?