Ish-banorja e BBV flet për braktisjen e të atit! Bën lutjen e ndjerë?

Ish-banorja e Big Brother VIP 2, dhe fituesja e një edicioni të Big Brother, Fotinia ka bërë ditën e sotme një rrëfim prekës ditën e sotme në “S’e luan topin”.

Ajo i ka dërguar një mesazh të ndjerë babait të saj, i cili vite më parë i ka braktisur. Fotini i ka kërkuar të atit që të mund të ritakoheshin dhe të rregullonin raportet.

“Unë jam prapë edhe do jem e hapur gjithmonë sepse unë jam vajza e tij. Nëse ndryshojnë gjërat dhe me kalimin ee kohës krijojmë një raport të denjë unë jam këtu, kam gjakun e tij.

U bën disa vite që s’kam patur asnjë raport me babain. Unë kam bërë disa tentativa, e kam kërkuar ta gjej dhe ta takoj, por nuk e kam gjetur.

Unë babait do t’i thosha që jam rritur dhe tani i kuptoj mirë gjerat. Nuk mbaj inat në zemër. Në çdo moment që ai është i gatshëm për të krijuar një raport të mirëfilltë unë jam e hapur.”– tha Fotini.

SHKARKO APP