Ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian shprehet i penduar për tradhtinë
Personazhi televiziv Khloe Kardashian ka qenë rreth 5 vite më parë e martuar me basketbollistin Lamar Odom.
Çifti i dhanë fund martesës së tyre për shkak të tradhtisë së basketbollistit dhe mesa ndjenja e fajit për këtë gjest vijon ta shoqërojë.
“Do doja të isha treguar më burrë. Më bezdis ende sot e kësaj dite, por pendesa është një ndjenjë që duhet të mësohemi të jetojmë me të”,-është shprehur Lamar gjatë një interviste për ‘People’.
Mësohet se përfaqësuesit e Khloe-s nuk i janë përgjigjur revistës rreth këtyre deklaratave, megjithatë Khloe dhe Lamar vazhdojnë të kenë komunikim me njëri-tjetrin.
KOHA JONË SONDAZH

