Ish-kampioni i botës zgjohet nga koma

Lajme shumë të mira për ish-kampionin e botës në boks, Adonis Stevenson.

41 vjeçari nga Haiti është zgjuar pas 3 javësh në koma, pas përballjes së 1 dhjetorit kundër Oleksandr Gvozdyk.Konfirmimi ka ardhur nga e dashura e tij, Simone God, që përmes një deklarate për shtyp zbuloi gjendjen aktuale të Stevenson.

“Pavarësisht se raportet e kohëve të fundit po shpërthejnë në media, kam dashur të sqaroj se Adonis është zgjuar. Ai është duke shëruar nga lëndimet e tij në kompaninë private të familjes së tij dhe ekipin e tij të përkushtuar mjekësor. Adonis është një kampion botëror në ring dhe po shfaq një forcë dhe vendosmëri të madhe për shërimin e tij“.-shkruan God.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stevenson u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa më vonë u raportua si “e qëndrueshme”, por boksieri kërkoi ndihmë mekanike për të marrë frymë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?