Ish-Miss Bota ndërron jetë në një aksident me makinë
Mbretëresha e bukurisë pakistaneze Zanib Naveed ka humbur jetë fundjavën që lamë pas nga një aksident me makinë.
Mediat e huaja shkruajnë se 32 vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit tip Merceses CL duke u përplasur me një bordurë.
Për pasojë mjeti u kthye përmbys dhe Zanib gjeti vdekjen menjëherë.
Vdekja e 32-vjeçares u konfirmua nga Policia e Shtetit Maryland dhe u tha se në vendin e ngjarjes nuk kishte asnjë person tjetër.
Zanib Naveed u shpall Miss Pakistani në vitin 2012 dhe në atë kohë tërhoqi vëmendjen të gjithëve me pamjen e saj.