“Isha në depresion”, reperja e njohur tenton të vetëvritet
Depresioni është një nga sëmundjet nga e cila humbin jetën shumë artistë dhe jo vetëm.
Nga depresioni ka vuajtur edhe reperja e njohur amerikane Cupcakke, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Eden Harris.
Cupcakke më parë ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Lajmin e ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale, e cila u sqaron se është mirë, falë ndihmës që kishte kërkuar në spital, si pasojë e gjendjes së saj të rënduar emocionale.
Reperja është shprehur:
Kam qenë në depresion për një kohë të gjatë, më falni që nuk e kam bërë publike. Shkova në spital dhe më në fund po gjej ndihmën që të jem e lumtur dhe të bëjë muzikë të mirë. Faleminderit për të gjitha lutjes, ju lutem mos u shqetësoni për mua.”
KOHA JONË SONDAZH

