“Ishte në gjendjen të rënduar psikologjike”, ja cila është banorja që braktisi Big Brother Vip
Showbiz E Hënë, 2 Janar 2023 10:58
Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2.
Natën e djeshme, moderatorja kërkoi të largohet nga gara, ndërsa gjithçka iu komunikua pjesës tjetër me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi.
“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese”, lexoi Amosi.