Ivanka Trump “lë në hije” Zonjën e Parë të SHBA-së

Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shumë herë është vënë në qendër të mediave për daljet e saj në publik me veshjet apo bizhuteritë luksoze që gjithmonë kanë rënë në sy.

Në media flitet për një rivalitet midis Zonjës së Parë, Melani Trump, dhe vajzës së presidentit, por asnjëherë nuk është konfirmuar.

Ky rivalitet ka ardhur më shumë për shkak të afërsisë në moshë të tyre.

Ivanka mesaduket e ka lënë në hije Zonjën e Parë me daljen e saj të fundit, ku shkëlqeu me fustanin jeshil të markes britanike “Beulah”.

Kujtojmë që Ivanka është e martuar me Jared Kushner dhe është nënë e tre fëmijëve.

 

SHKARKO APP