Izolimi më i bukur, Xhensila mahnitet nga surpriza e ditëlindjes që i bëri Besi

Këtë të enjte, 9 prill, Xhensila Myrtezaj është zgjuar, ka zbritur për në  salon dhe është surprizuar nga Besi.

Edhe pse në kohë karantinë, Besi ka arritur të krijojë surprizën më të bukur për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Tollumbace gjithandej dhe një me numrin e moshës së Xhensilës, e cila këtë vit mbush plot 27 vjeç, kanë mbushur sallonin e tyre plot me gëzim.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa pamje të surprizës në shtëpi dhe dekorit të mrekullueshëm që e ka lënë pa fjalë.

Në një foto ajo shfaqet me Ajkën në krahë teksa vështrojnë zbukurimet së bashku.

Sot është ditë feste në shtëpinë e familjes Kallaku dhe izolimi duket më i bukur se kurrë./abcnews.al

SHKARKO APP