FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja ku përfundoi Damiano pasi u përjashtua nga Big Brother (FOTO LAJM)

Përjashtimi i Damianos mbrëmjen e kësaj të shtune nga Big Brother ishte një lajm i papritur për publikun, edhe pse gjatë javës shpërthyen lajmet për shkeljen e rregullave të Big Brother nga ana e tij. Pas përjashtimit, Damianos nuk i është dhënë mundësia as të shprehet në studion e Big Brother duke e lënë jashtë kësaj gare dhe vëmendjes maksimale që të jep ajo.

Zhurma mediatike që u shkaktua për njërin prej konkurrentëve më të përfolur ka vijuar edhe pas vendimit të dhënë nga spektakli.

Po ku shkoi Damiano pas daljes nga spektakli? Ndryshe nga të gjithë konkurrentët e tjerë që rikthehen në studio, Damiano ka pritur deri në përfundim të spektaklit për t’iu bashkuar grupit të të eliminuarve dhe “festës” me ta. Në një prej club-eve më në zë të Tiranës, Damiano është parë në shoqërinë e Armelës, Gertës dhe dy banorëve nga Kosova, Liridoni dhe Donjeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?