”Jam njeri i mirë”, babai përbindësh tregon si burgosi të bijën për 24 vite në bodrum dhe me të bëri 7 fëmijë

Rastet e inecestit janë të frikshme, aq sa për të ndihmuar vajzat që ndodhen në të tilla kushte, janë bërë filma. Rasti i Josef Fritzl padyshim do të mbetet si një nga më të frikshmit në dosjet kriminale apo kronikat e shkruara në media.

Josef burgosi për plot 24 vite brenda bodrumit të shtëpisë vajzën e tij Elisabeth, me të cilën bëri dhe 7 fëmijë. Fritzl i cili mbylli dhe abuzoi seksualisht me vajzën e tij Elisabeth, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për incest, përdhunim, detyrim, burgim të rremë, skllavërim dhe për vrasje nga pakujdesia të një prej djemve të tij të mitur.

Teksa hetuesit shkojnë pas në kohë për ta studiuar më mirë atë si personazh thuhet se Fritzl ka lindur në Amstetten në vitin 1935 dhe është rritur nga nëna e tij. Babain e kishte të alkoolizuar dhe e kishte braktisur që kur Josef ishte 4 vjeç. Pavarësisht se u rrit pranë nënës së tij, kjo e fundit e kishte dhunuar vazhdimisht.

“Ka një njollë të zezë që fshihet brenda meje. Unë jam një person i dërrmuar. Kur isha fëmijë mendoja se askush s’më donte, nëna ime s’më puthte as më përqafonte kurrë. Kisha frikë nga ajo, më rrihte shumë. Më ndaloi të kem shokë, më quante kriminel e djall.

Jam penduar me zemër për atë që i kam bërë familjes time, por nuk mund ta kompensoj dot. Për t’u hakmarrë ndaj nënës time unë e mbylla në nja papafingo me tulla vitet e fundit para se të vdiste. Në të vërtetë jam njeri i mirë, nuk e di pse dhe gruaja ime apo vajza ime nuk do më asnjë kontakt me mua”, shkruhet në librin “The Abysses of Josef F” në të cilin shkruhen detajet e krimit makabër dhe pjesë nga rrëfimi i Josef pas burgosjes, të cilat nuk ishin publikuar më parë.

SHKARKO APP