Java e modës në Londër. Beckham, koleksion për gruan në lëvizje

Një koleksion për gruan në lëvizje. I tillë ishte ai që prezantoi Viktoria Beckham në javën e modës në Londër.

E shoqëruar nga bashkëshorti David dhe fëmijët që ndoqën shfaqjen nga radha e parë, Beckham tha se koleksioni pranverë verë 2020-të nxirrte në pah dashurinë e saj për kontrastin, kostumet me prerje të ndryshme, fustanet e derdhura e ngjyrat neutrale.

Veshjet ishin të strukturuara, xhaketa ose pallto të gjata mbi këmisha me jaka të mëdha. Pantallonat ishin të gjata, me prerje të drejtë dhe bel të lartë.

Fustanet ishin të purpurt, të verdhë, të gjelbër, Bronx, të zinj e gjithashtu me ngjyra më të buta. Prerjet  varionin nga asimetrike, në të drejta, mëngë të gjata dhe fruda. Printimet, si ato me lule apo me shkrime, ishin gjithashtu pjesë e koleksionit.  Mes aksesorëve më të përdorur ishin varëset me lule, syzet e mëdha ngjyrë kafe dhe këpucë të larta në ngjyra të theksuara.

SHKARKO APP