“Je njëri fallco”, Kiara kapet keq me Efin: Ke përfituar në kurrizin tim
Videoja e Efit pas daljes nga Big Brother Vip, ku komentoi dhe mbrojti Luizin për situatën te lavamani më Kiarën, është kthyer sërish në vëmendje pas rihyrjes së tyre në Big Brother.
Efi tha se këtë temë e kanë diskutuar jashtë dhe se e kishin mbyllur këtë temë, ku theksoi se Kiara i kishte siguruar se e kishte kuptuar, por Kiara nga ana tjetër e mohoi duke thënë se kur i ka thënë Efit këto fjalë ka qenë e shastisur dhe e akuzoi se është njeri fallso.
Kiara: Ke qënë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.
Efi: Vërtetë e ke?
Kiara: Po.
Efi: Seriozisht? Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë , i bië që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.
Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti kë folur pë mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.
Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.
Kiara : Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur një foto me mua.
Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.