Jennifer Aniston nis një lidhje të re?

Që prej ndarjes nga aktori Justin Theroux aktorja e njohur Jennifer Aniston nuk është komentuar për ndonjë lidhje të re. Por sipas mediave të huaja ditët e fundit, Aniston është parë në shoqërinë e një mashkulli misterioz.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka darkuar me disa miq të saj dhe pasi është ndarë me ta është parë duke u përqafuar me këtë person.

Ndërkohë që ai është duke përqafuar Aniston, aktorja i dhuron një puthje në faqe. Nuk dihet nëse kjo është një histori e re e saj apo vetëm një mik i ngushtë i aktores.

Më herët ajo është shprehur se historitë e dashurisë nuk janë më një prioritet në jetën e saj, megjithatë nuk dihet nëse ky person i ka rrëmbyer zemrën apo jo./Opinion.al/

SHKARKO APP