Jennifer Lopez bëhet 50 vjeçe! Ja surpriza gjigante që ka organizuar për fansat

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka suprizuar fansat duke treguar se për 50-vjetorin e lindjes do realizojë një festë të madhe.

Ylli i “On the Floor” do të mbajë një turne në verë që do titullohet “It’s My Party Tour”. Ditëlindja e yllit të popit është me 24 korrik, prandaj turneu do të mbahet gjatë muajve qershor dhe korrik në ShBA.

Në intervistën për Ellen Show, ajo tha: “Këtë verë do të jem duke festuar. Ditëlindjen e kam në Korrik kështu që këtë vit vendosa të bëj diçka të madhe për ditëlindje, meqë është edhe ditëlindje e madhe. Do të jem në një turne në ShBA. Do të quhet “It’s My Party”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?