Jennifer Lopez drejt altarit? Ja shenjat që e tregojnë

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez duket në një moment shumë të mirë të karrierës dhe jetës së saj private. Përveç koncerteve dhe premierës së filmit të saj më në fundit “Hustlers” ajo është duke jetuar një histori dashurie me të fejuarin e saj Alex Rodriguez.

Ata u fejuan pak muaj më parë në Bahamas, përmes një propozimi mjaft romantik që ai i bëri gjatë pushimeve.

Fansat e saj por edhe mediat po aludojnë se J.Lo po shkon drejt altarit. Dyshimet për këtë fakt janë rritur edhe më shumë pasi ajo ka takuar Ruth Bader Ginsburg, e cila punon në gjykatën e lartë dhe është një personazh mjaft i njohur,  për arsyen se e ka pyetur nëse mund t’a këshillonte në lidhje me martesën.

Këtë fakt e ka treguar vet Ginsburg gjatë një interviste:

“Para një muaji me telefonoi Jennifer Lopez dhe më tha se dëshironte të më prezantonte të fejuarin e saj. Kështu ata erdhën dhe patëm një bisedë të këndshme. Ajo donte të më pyeste nëse kishte një sekret për një martesë të lumtur,”-u shpreh gjykatësja.

Më pas ajo është pyetur nga gazetarja gjatë intervistës se cili ishte në fakt sekreti për një martesë të lumtur:

“Ditën që u martova vjehrra ime bisedoi me mua larg të tjerëve që të më tregonte sekretin për një martesë të lumtur. Ajo më tha që ndonjëherë të ndihmon të jesh pak ‘shurdhe’ në një martesë,”- u shpreh duke qeshur Ruth Bader Ginsburg.

SHKARKO APP