Jeta e Angelina Jolie si një nënë e vetme

Angelina Jolie ka vendosur ti rrisë fëmijët vetëm pas ndarjes nga Brad Pitt në vitin 2016.

Një burim tha për UsWeekly se gjithmonë aktorja mundohet të bëjë gjëra argëtuese me gjashtë fëmijët e saj, Maddox, 17, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 10 vjeçarë Knox dhe Vivienne.

“Fëmijët janë jeta e saj,”-tha burimi, duke shtuar: “Çdo ditë është një aventurë e re për familjen e Angelina Jolie. Ajo gjithmonë i kënaq fëmijët dhe dëshiron tu japë atyre gjithçka që duan.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Por aktorja sigurohet që ata të mos qëndrojnë të ulur para televizorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse njëri prej fëmijëve shfaq interes në diçka, Angelina e nxit që ta realizojë.”

Këtë vjeshtë Jolie do të udhëtojë në botë për të promovuar filmin e saj Maleficent: Mistress Of Evil.

Dhe aktorja po sigurohet që të kalojë kohë me të gjashtë fëmijët e saj.

Jolie dhe Pitt ndanë kujdestarinë e të gjashtë fëmijëve pas ndarjes së tyre në vitin 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?